Indiana rikthehet te suksesi, Minnesota ruan kreun në Perëndim

Indiana rikthehet te suksesi, Minnesota ruan kreun në Perëndim

Minnesota vijon të ruajë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pavarësisht humbjes me rezultat 129-106 në fushën e Oklahoman.

Dy skuadra pretendente në këtë kah të NBA-së, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Alexander Shai me 34 pikë më i miri). Fiton edhe Brooklyni, që falë 24 pikëve të Johnson, mundi 118-112 Detroit jashtë fushe. Rikthehet te fitorja ekipi i Indianas, që mposhti me rezultat 123-117 Houstonin.

Për miqtë u dallua Haliburton me 33 pikë e 10 asistime. Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Memphisit, që mundi me shifrat 116-115 New Orleans, ndeshje ku u dalluan Morant me 31 pikë e Bane me 27 pikë. San Antonio mbetet në fund të renditjes në Perëndim pas humbjes 130-118 nga Utah Jazz (Markkanen 31 pikë).

Skuadra e Chicagos, falë 25 pikëve të DeRozan mundi 118-113 Atlanta, ndërsa Portlandi fitoi me rezultat 130-113 ndaj Sacramentos (Fox 43 pikë, më i miri në fushë).

Rezultatet

Detroit – Brooklyn                   112-118

Washington – Orlando           119-127

Chicago – Atlanta                    118-113

Houston – Indiana                  117-123

New Orleans – Memphis       115-116

Oklahoma – Minnesota          129-106

San Antonio – Utah Jazz       118-130

Portland – Sacramento          130-113

Clippers – Charlotte                113-104

Share This