Indiana rikthehet përsëri në finale, Oklahoma në avantazh përballë Nuggets

Indiana rikthehet përsëri në finale, Oklahoma në avantazh përballë Nuggets

Oklahoma City fitoi ndeshjen e pestë duke kaluar në avantazh 3-2 në serinë e ndeshjeve me Denverin.

Ekipi i Thunder arriti që të bënte të vetën një ndeshje të cilën po e humbte në periodën e katërt kur ishte 9 pikë në disavantazh. Për Oklahomën lojtari që bëri diferencën ishte Shai Gilgeous-Alexander me 31 pikë të shënuara. Ndërsa Nuggets nuk u mjaftoi një Jokiç momumental autor i 44 pikëve.

Në Kliveland ishin Pacers ata që fituan duke mbyllur serinë në shifrat 4-1. Për ekipin nga Indianapolis lojtari më i mirë ishte Tyrese Haliburton me 31 pikë.

Më këtë triumf Pacers siguruan finalen e Konferencës së Lindjes për të dytin vit radhazi edhe pse në rrugëtimin e tyre kishin një pengesë si Cavs, e cila ishte skuadra më e mirë sa i përket sezonit të rregullt.

Rezultatet

Cleveland Cavaliers-Indiana Pacers 105-114 (1-4)

Oklahoma City Thunder-Denver Nuggets 112-105 (3-2)

Share This