Indiana mund Nju Jorkun, barazon serinë në 3-3
Indiana luajti me dëshirën për të mos u eliminuar përballë publikut të vet dhe arriti të mundte Nju Jorkun në një ndeshje të vendosur në fundin e periodës së dytë.
Ndryshe nga ndeshja e pestë në këtë takim Pacers fituan duelet e topave të tabelë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë e fituar në shtëpi nga Indiana në playoff duke qenë i vetmi ekip që nuk njeh humbje në parketin e saj në këtë fazë.
Më i miri për Pacers ishte Siakam me 25 pikë, 7 topa në tabelë dhe 5 asist.
Ndërsa i shtohen edhe 17 pikët e Twrner dhe nga 15 të Nembhard dhe Haliburton.