Inaugurimi i Trumpit president, Ramush Haradinaj bashkë me Haki Abazin nisen drejt Washingtonit
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Një gjë të tillë e bëri të ditur, Haki Abazi, kandidat për deputet nga AAK-ja.
Ai shkruan se me Haradinajn u nisën në Washington D.C për punë të mira e të mbara.
“Rrugët me vlerë e për vlera janë të gjata e të mundimshme dhe plot sakrifica por kur ka bashkim, bashkëpunim e vizion, triumfon e përbashkëta – Kosova është Fituese.
Sot jemi nisur për vizitë në Washington D.C, për me i vazhdu punët e mira dhe punët e mbara!
Rrugës për në festën e madhe të inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump”.