Immobile vjen nga stoli dhe shpëton Lazion, fiton edhe Shakhtari

Immobile vjen nga stoli dhe shpëton Lazion, fiton edhe Shakhtari

Lazio vuan, por në fund ia del të fitojë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e Grupit E në Champions League përballë Celtic.

Golat u shënuan në pjesën e dytë dhe erdhën nga stoli teksa Ciro Immobile nderoi italianët me dy realizime brenda tre minutash.

Pas kësaj fitoreje, Lazio merr kryesimin e grupit me 10 pikë, teksa Celtic mbetet në vendin e fundit me një pikë. Pjesë e këtij grupi janë edhe Atletico Madrid dhe Feyenoord.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Shakhtar Donetsk fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Antwerp. Golin e fitores për ukrainasit e shënoi Matviienko në minutën e 12 të pjesës së parë ndërsa pjesë e të gjithë ndeshjes ishte edhe lojtari i kombëtares, Arbnor Muja.

Pas kësaj fitoreje, Shakhtari ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, po aq sa edhe Barcelona me Porton ndërsa Antwerp mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Share This