Ilir Daja pas barazimit me Gjilanin: Nuk jemi në formën tonë më të mirë
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas barazimit me Gjilanin derisa ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin.
Sipas tij rezultatet jo të mira në ndeshjet e fundit janë për shkak që ekipi nuk është në formë të mirë, por shpejt do të konsolidohen.
“Kur krijon shumë raste dhe ka raste të humbura, atëherë janë pjesë individuale të gabimeve. Ne ishim në avantazh dhe me një lojë shumë të mirë. Bëmë një gabim që po na ndodh shpesh këto kohët e fundit. Janë pjesë e gabimeve nga ana psikologjike”.
“Nuk jemi në formën tonë më të mirë, pasi që lojtarët tonë kryesorë nuk janë në formën më të mirë”.
“Besimi në titull është maksimal. Janë edhe 14 ndeshje, janë shumë pikë në lojë. Do të luftojmë deri në fund të kampionatit. Na mungon ana psikologjike dhe disa lojtarë që nuk janë në formën e tyre më të mirë”, ka thënë Daja.