IKSHPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në deti
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dhënë këshilla për pushuesit që gjatë këtyre temperaturave shkojnë në deti.
“Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet ta ketë mundësinë ta shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme”, njofton IKSHPK, raporton rtk.
Po në njoftim bëhet me dije se pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, IKSHPK ka dhënë disa këshilla:.
“Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.
Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.
Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.
Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.
Mos harroni kapelën tuaj! – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli”, thuhet në njoftim.