Ikona e Milanit: Interi favorit për Scudetto

Ikona e Milanit: Interi favorit për Scudetto

Legjenda e AC Milanit, Franco Bares mendon se Interi është skuadër favorite për ta fituar Scudetto.

Dy rivalët më të mëdhenj në tokën italian, do të ndeshen të shtunën mbrëma në kryederbin e Serie A.

“Interi e filloi fuqishëm, por ne do të marrim pikët plota”, tha Bares-i.

“Nerazzurrët kanë skuadër shumë të rëndësishme që na ka krijuar gjithmonë probleme. Ata janë favoritë, por ne duam të bëhemi njëshi. Është edhe Napoli dhe Juventusi, do të jetë një ‘luftë’ e fortë për Scudetto. Shpresoj që Milani të jetë konkurrues dhe të luftojë deri në fund”, ka theksuar ikona italiane e futbollit.

Share This