Ikën Thiago Silva, Chelsea mendon për Araujo

Ikën Thiago Silva, Chelsea mendon për Araujo

E ardhmja e Ronald Araujo vazhdon të jetë e rëndësishme te Barcelona.

Mbrojtësi ka një kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026, por nuk ka pasur ndonjë progres të dukshëm sa i përket rinovimit të tij.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, pas kthimit të Thiago Silva te Fluminense, Chelsea ka hyrë në skenë dhe me gjasë do të tentojë të nënshkruajë me uruguajianin në verë.

Blutë besojnë se ai është gati të drejtojë mbrojtjen angleze, por nuk janë të vetmit të interesuar për të.

Duhet mposhtur konkurrenca e Bayern, i cili megjithatë nuk do të drejtohet nga Thomas Tuchel, me të cilin vetë Araujo kishte folur para Krishtlindjeve duke komunikuar miratimin e tij për transferimin, por është edhe Aston Villa.

Për katalanasit ai konsiderohet i patransferueshëm, por çdo ofertë e rëndësishme mund të ndryshojë mendjen e Laportës.

Më pak se 10 ditë më parë, trajneri i Barcelonës, Xavi, foli kështu për mbrojtësin:

“Unë flas me të shumë shpesh. Ai e di saktësisht se çfarë mendoj unë për të dhe gjithmonë përpiqem të flas sinqerisht. Nga ana ime ka qartësi dhe ai është i lumtur këtu”. /rtsh/

Share This