Ikën Fonseca, vjen Conceiçao
Tashmë është zyrtare. AC Milan e ka shkarkuar trajnerin Paulo Fonseca.
Strategu portugez është shkarkuar nga kreu i skuadrës ‘Rossonere’ pas barazimit me Romën (1-1).
Ndërkohë, sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, Sergio Conceiçao do të jetë trajner i ri i Milanit.
Ish-futbollisti i njohur do ta nënshkruajë kontratën e re me skuadrën italian.
Conceiçao thuhet se e ka pranuar ofertën e kuqezinjve mbrëmë dhe sot do ta nisë punën e re.