Idrizi para ndeshjes me Hungarinë: Do të bëjmë ndeshje të mirë

Idrizi para ndeshjes me Hungarinë: Do të bëjmë ndeshje të mirë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi është shprehur i bindur se Dardanët do të bëjnë paraqitje të mirë në duel me Hungarinë.

Hungaria dhe Kosova do të ballafaqohen të martën mbrëma në Budapest në një ndeshje miqësore.

Kombëtarja jonë në duel me Hungarinë vjen pas fitores ndaj Armenisë (1-0), ndeshje kjo e luajtur dy ditë më parë.

Idrizi thotë se Hungaria është tjetër skuadër, por ai beson se Kosova ka kualitet të mirë dhe do bëjë paraqitje të mirë në duel me hungarezët.

“Besoj që në ndeshjen e parë u paraqitëm mirë. Hungaria është komplet një tjetër kundërshtar, por edhe ne kemi kualitet dhe do të bëjmë paraqitje të mirë”, ka thënë Idrizi.

Miqësorja mes Hungarisë dhe Kosovës fillon në orën 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This