Ideja e çmendur Rooney-t, dëshiron të merret me boks
Wayne Rooney u shkarkua më 2 janar nga Birmingham City dhe po mendon për një të ardhme në një sport krejtësisht ndryshe nga futbolli.
Ish-futbollisti i Manchester United, në fakt ka shprehur dëshirën për të luftuar në ring në një ndeshje boksi.
Sipas asaj që raportohet nga gazeta të ndryshme angleze, lojtari i lindur në vitin 1985 ka pasur tashmë bisedime paraprake me Misfits Boxing, një agjenci e themeluar nga YouTuber-i i cili më vonë u bë boksieri KSI.
Për momentin ai ka refuzuar propozimin e trajnerit anglez, i cili para se të bëhej futbollist është rritur me pasionin për boksin.