Ibrahimovic, çfarë feste në Suedi!
Festë e madhe për Zlatan Ibrahimoviç në Suedi, me kombëtaren që i bën nderime ish-sulmuesit në Stokholm. Një festë e karrierës së Ibracadabra, një vit pas pensionimit të tij më 4 qershor 2023 dhe që, për shkak të problemeve organizative, nuk ishte nderuar ende nga Suedia, e cila përfitoi nga pas-ndeshja kundër Serbisë (ndeshja e humbur 3-0) për të duartrokitur bomberin historik.
“Më ke dhënë dashuri, mbështetje, energji, shumë kujtime të bukura që nuk do t’i harroj. Nga zemra, një falenderim i madh. E shoh ju kam munguar. Edhe mua më keni munguar. E kam veshur fanellën me krenari dhe dashuri. Kam pasur edhe nderin të jem kapiten i skuadrës”, deklaroi Ibra.