Ibra tregon si e sfidon Guardiolën: Ia parkoja Ferrarin para zyrës

Ibra tregon si e sfidon Guardiolën: Ia parkoja Ferrarin para zyrës

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të flasë për marrëdhëniet e tij me Pep Guardiolën, gjatë kohës që ishte te Barcelona.

Tekniku i mirënjohur kërkoi me ngulm suedezin, por shumë shpejt e uli në stol, me pretendimin se nuk i përshtatej filozofisë së tij për lojën.

Së fundi Ibra ka zbuluar një sfidë interesante që i ka bërë trajnerit, kur ai e la për herë të katërt radhazi në pankinë.

“Kur shkova te Barcelona, Guardiola më tha se aty lojtarët nuk shkojnë në stërvitje me makina luksoze. E respektova këtë rregull, por që nga momenti që më la në stol për herë të katërt radhazi, fillova t’ia parkoj Ferrarin tim  çdo ditë para zyrës. Bashkë nuk arritëm të krijojmë dot një marrëdhënie të mirë”, tha Ibra.

Sulmuesi suedez qëndroi vetëm një sezon te Barcelona, ku u transferua me bujë verën e 2009-ës nga Interi, ndërsa një vit më pas u rikthye në Milano, por këtë herë për të veshur fanellën e Milanit.

Share This