Ibra: I kërkoj ndjesë Fonseca-s që e nxorëm në konferencë për media
Drejtuesi kuqezi ishte pranë Conseisaos gjatë konferencës së prezantimit dhe në fjalën e tij tentoi që t’i kërkonte ndjesë publike trajnerit të larguar.
“E falënderoj për atë që ka bërë pasi u soll si një profesionist i vërtetë, por për fatin e tij të keq pagoi shtrenjtë faktin se nuk kishte vazhdimësi në rezultate. Ne vendosëm që ta largonim pas barazimit me Romën, kemi bërë një gabim duke e lënë që të dilte në konferencë për shtyp. I kërkoj ndjesë si Fonseca-s dhe tifozëve. Gjithashtu kuptoj edhe zemërimin e tifozëve, të cilët kanë janë të pakënaqur ashtu siç jemi edhe ne”, tha Ibra.