“Ia thashë edhe Xavit”, Michel: Ju tregoj sekretin e Gironës

“Ia thashë edhe Xavit”, Michel: Ju tregoj sekretin e Gironës

Girona po përjeton një ëndërr. Skuadra katalanase kryeson me meritë La Liga, me 41 pikë të grumbulluara në 16 javët e para.

Të dielën në mbrëmje erdhi suksesi fantastik 2-4 përballë Barcelonës kampione në derbin katalanas.

Pavarësisht elozheve të shumta dhe euforisë së madhe, trajneri Michel fton djemtë e tij dhe tifozët që të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Nuk di të them nëse mund të fitojmë kampionatin. Ia thashë edhe Xavit që nuk e kemi këtë objektiv. Kështu që luajmë pa presion. A mund të bëhemi Leicester City i radhës? Do të flasim sërish për këtë gjë pas disa ditësh. Është herët për të bërë krahasime, le t’i marrim ndeshjen një nga një. Zyrtar është fakti që kemi 41 pikë, kështu që kemi shpëtuar, duke e realizuar objektivin tonë kryesor”, u shpreh trajneri 48-vjeçar.

Share This