I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi
Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti. Këtë e ka konfirmuar për mediat avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.
Avokati Koci ka bërë të ditur se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.
“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, ka theksuar ai.
Koci ka bërë të ditur se është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes së kufomës.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. /rtk/