I skadon kontrata në vitin 2025, Real Madrid mendon për transferimin e yllit të Liverpool
Liverpooli po kalon një fazë rithemelimi. Pas shumë vitesh, në fakt, trajneri Jurgen Klopp do t’i japë lamtumirë klubit anglez në fund të sezonit dhe për këtë arsye tashmë e gjithë vëmendja e klubit është përqendruar në zgjedhjen e pasuesit të tij.
Për këtë arsye, siç raporton portali 90min, diskutimi i çështjeve të rinovimeve është shtyrë për të gjithë, madje edhe për ata lojtarë të cilëve u skadon kontrata për një vit, në vitin 2025, si Trent Alexander-Arnold.
Sipas mediave, nuk ka tensione mes The Reds dhe mbrojtësit të kombëtares angleze, por ky i fundit dëshiron të dijë fillimisht emrin e trajnerit të ri dhe se cilat janë planet e këtij të fundit, përpara se të negociohet për vazhdimin e kontratës.
Emri i Arnold është tërheqës për shumë skuadra, pasi mund të merret me një çmim të ulët. Në mesin e këtyre klubeve është Real Madrid, Los Blancos po monitoron situatën, javët e fundit Alexander-Arnold është shndërruar në objektiv, aq më tepër nëse nuk rinovon.