I shumëkërkuari Wilson, kjo është shuma që kërkon Newcastel
Callum Wilson mund të ndryshojë fanellë gjatë merkatos së janarit.
Ekipi i Newcastle po mendon të shesë sulmuesin e tij 31-vjeçar, i cili ka shënuar 7 gola këtë sezon.
Sipas të përditshmes britanike “Standard”, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë në gjurmët e tij, por “Magpies” janë të gatshëm ta shesin lojtarin për një shumë prej rreth 18 milionë stërlinash.
Një shumë kjo disi më e lartë nga pretendimet e skuadrave, që kërkojnë 10-12 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata në verën e vitit 2025.