I shënoj Sommer-it të Zvicrës, tani është golashënuesi numër një në Kosovë
Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, sulmuesi i Llapit Muhamet Hyseni është kryefjala në futbollin kosovar.
Ai ka shënuar plot 18 gola kur kanë mbetur të luhen edhe 12 xhiro në Superligën e Kosovës.
Hyseni është futbollisti i parë në histori të Superligës së Kosovës që ka shënuar gol në kualifikime për Kampionatin Evropian “Euro2024” në debutimin në fanellën e Dardanëve duke i shënuar gol Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Përpos 18 golave, Hyseni ka regjistruar edhe 2 asistime dhe është pretendenti kryesor për të fituar këpucën e artë në elitën e futbollit kosovar.