I shënoi supergol Spanjës, Agim Ademi pret në zyrë telentin e Stuttgarit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim talentin shqiptar Elion Bujupin.
Ai shënoi një supergol në fanellën U19 të Kosovës ndaj Spanjës derisa numri një i FFK-së e ka përgëzuar familjen e Elionit në emër të komunitetit të futbollit për atdhedashurinë me të cilën e kanë rritur e edukuar djalin e tyre, ndonëse i lindur dhe rritur në Gjermani
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Mirëprita sot në selinë e FFK-së, sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U19, njëkohësisht anëtarin e VFB Stuttgart U19, Elion Bujup Elioni na dha emocione me supergolin e shënuar në ndeshjen kundër Spanjës, për çka do të mbahet mend gjatë. Familjen e Elionit e përgëzova në emër të komunitetit të futbollit për atdhedashurinë me të cilën e kanë rritur e edukuar djalin e tyre, ndonëse i lindur dhe rritur në Gjermani.
Elionit ia rikujtova që FFK do të jetë gjithmonë afër të gjithë Dardanëve të rinj, në rritjen e tyre të mëtutjeshme dhe i dëshirova suksese në karrierën e tij.