I shënoi gol Ukrainës, Ismajli zgjidhet në formacionin e javës në LK

I shënoi gol Ukrainës, Ismajli zgjidhet në formacionin e javës në LK

Mbrojtësi kosovar i Shqipërisë, Ardian Ismajli ishte një nga më të mirët në fitoren e kuqezinjve ndaj Ukrainës.

Shqipëria mbrëmë mundi në Pargë, Ukrainën (1-2), duke e nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

Ismajli ishte protagonist në fitoren e skuadrës shqiptare duke shënuar një gol dhe duke shkëlqyer edhe në mbrojtje, duke thyer shumë aksione të ukrainasve.

Ismajli është zgjedhur në formacionin e javës, për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Share This