I pakënaqur në Gjermani, Chelsea synon të rikthejë Kane në Angli
Chelsea dëshiron të rikthejë Harry Kane në Premier League. Portali “Football Insider” ka trajtuar këtë temë mëngjesin e sotëm dhe shkruan se “blutë” e Londrës po monitorojnë situatën e qendërsulmuesit anglez te Bayerni i Mynihut me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë.
Ish-lojtari i Tottenham nuk ka arritur të përshtatet në Bavari dhe nuk është i lumtur pavarësisht se ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje sezonale me gjigantët gjermanë.
Chelsea synon që të përfitojë nga kjo situatë për të nisur negociatat për të rikthyer në Premier Ligë sulmuesin e njohur, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino.