I “mbyll derën” Martial, Erik ten Hag: Nuk na intereson rinovimi i tij!
E ardhmja duket gjithmonë e më e largët nga Manchester-i për Anthony Martial.
Sulmuesi francez numëron 13 ndeshje në Premier League këtë sezon, por në asnjërën prej tyre nuk ka minutazh të plotë.
Ndërkohë, mediet britanike raportojnë se marrëdhënia e sulmuesit me trajnerin Erik Ten Hag nuk është aspak e mirë dhe kjo gjë ka bërë që 28-vjeçarit t’i tregohet “dera” nga tekniku holandez.
Në prononcimin për mediet pas fitores me përmbysje 3-2 të Manchester United ndaj Aston Villa-s, ten Hag theksoi se nuk si qëllim që të rinovojë kontratën e francezit.
“Ai ende nuk është mire. Rinovimi? Kur të kemi lajme do t’ju them, por nuk është qëllimi ynë”-deklaroi kreu i stolit të “Djajve të Kuq”.
Në një situatë të tillë, nëse jo në janar, atëherë në qershor kur i skadon kontrata, Martial do të largohet nga United.