I kërkohet qeverisë të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë

I kërkohet qeverisë të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë

Dhoma e Tregtisë e Industrisë së Kosovës thotë ta ketë pritur me shqetësim paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.

Prandaj ka kërkuar nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos lejojë rritjen e çmimit.

“Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës. Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRrE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset” thuhet tutje në reagim.

Sipas DhTIK-së një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo, thonë ata, mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve.

Share This