I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë u largua me aeroplan drejt Turqisë
Para 1 javë më parë Mitrovica u trondit nga një vrasje e stilit mafioz që ndodhi në qendër të qytetit, në një rrugë shumë të frekuentuar, ku kishte kalimtarë të rastit dhe shitës të pemëve e perimeve.
Rreth 200 metra larg banesës së tij, i ndjeri Florim Zeqiri derisa ishte duke ecur u vra me 2 plumba nga një person më maskë, ku edhe disa plumba tjerë përfunduar në hapësirat përreth, përfshirë edhe furrën e lagjes. Pas kryerjes së atentatit, dorasi ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.
Veriu.info të martën kishte mësuar se i dyshuari nga Policia për kryerjen e kësaj vrasje, Valdrin Salihu, ishte larguar drejt Turqisë me Aeroplan. Për këtë Veriu.info ka dërguar të martën pyetje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, nga e cila tek sot kemi marr përgjigje se i dyshuari është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.
“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin.”, thuhet në përgjigje e Prokurorisë.
Ne kemi vazhduar të hulumtojmë rastin, dhe nga burimet tona kemi mësuar të ditur se i dyshuari Valdrin Salihu ka zgjedhur Turqinë për arratisje, pasi atje ai posedon një biznes në fushën e hotelerisë.
Kujtojmë se rreth 24 orë pas vrasjes së Florim Zeqirit, policia kishte kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit Valdrin Salihu në Pantinë të Vushtrrisë dhe në një lokacion në fshatin Runik të Skenderajt, ku i dyshuari ka disa familjar.
Gjatë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, policia kishte gjetur një pistoletë me 205 fishek dhe një motoçkiletë, ku që të dyja këto dyshohet se janë përdorur në kryerjen e vrasjes nga i dyshuari.