I dërguari i Trump hedh poshtë planin Starmer për Ukrainën

I dërguari i Trump hedh poshtë planin Starmer për Ukrainën

Plani i kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim në Ukrainë është hedhur nga i dërguari special i Donald Trump.

Steve Witkoff tha se ideja bazohej në një nocion “të thjeshtëzuar” të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqësve të tjerë evropianë që mendojnë se “ne të gjithë duhet të jemi si Winston Churchill”.

Në një intervistë, Witkoff vlerësoi Vladimir Putinin, duke thënë se ai “e pëlqente” presidentin rus.

“Unë nuk e konsideroj Putinin si një djalë të keq”, tha ai. “Ai është super i zgjuar.”

Witkoff, i cili u takua me Putinin dhjetë ditë më parë, tha se presidenti rus kishte qenë “i drejtpërdrejtë” me të. Ai gjithashtu tha se Putini kishte porositur një portret të presidentit amerikan si dhuratë dhe Trump ishte “qartësisht i prekur nga kjo”.

Witkoff po udhëheq negociatat e armëpushimit të SHBA-së me Rusinë dhe Ukrainën.

I pyetur për planet e Keir Starmer për të krijuar një “koalicion të vullnetarëve” për të ofruar garanci sigurie ushtarake për një Ukrainë të pasluftës, Witkoff tha: “Ekziston ky lloj nocioni se ne të gjithë duhet të jemi si kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill. Rusët do të marshojnë nëpër Evropë. Kjo është absurde meqë ra fjala. Ne kemi diçka të quajtur NATO që nuk e kishim në Luftën e Dytë Botërore.”

Ai tha se një armëpushim në Detin e Zi do të “zbatohet gjatë javës së ardhshme” dhe palët nuk janë larg nga një armëpushim i plotë 30-ditor.

Ai gjithashtu dha detaje se si Trump donte të bashkëpunonte me Rusinë pasi marrëdhëniet ishin normalizuar. “Kush nuk dëshiron të ketë një botë ku Rusia dhe SHBA të bëjnë gjëra të mira së bashku, duke menduar se si të integrojnë politikat e tyre të energjisë në Arktik, të ndajnë linjat detare, të dërgojnë gaz LNG në Evropë së bashku, apo ndoshta edhe të bashkëpunojnë në AI së bashku.

Share This