Hysaj 90 minuta në stol, Lazio fiton në “frymën e fundit” përballë Fiorentinës

Hysaj 90 minuta në stol, Lazio fiton në “frymën e fundit” përballë Fiorentinës

Lazio fitoi me rezultatin minimal 1-0 në Olimpico ndaj Fiorentinës.

U duk se ndeshja do të mbyllej në barazim duke qenë se deri pas minutës së 90-të, ndeshja ishte e fiksuar në rezultatin 0-0.

Por, një penallti e fituar nga Vecino dhe e shndërruar në gol nga Ciro Immobile nderoi kryeqytetasit që morën tre pikë me shumë vlera.

Pas këtij suksesi, Lazio ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të shtatë ndërsa Fiorentina mbetet e gjashtë me 17 pikë.

Sakaq, mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj ishte në stol përgjatë gjithë ndeshjes dhe nuk pati minuta të rezervuara nga trajneri Mauricio Sarri.

Share This