Hyrja në Kosovë nga Dheu i Bardhë me pritje deri në 45 minuta
Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar ka njoftuar për rritjen e pritjeve nëpër pikat kufitare.
Pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë, në hyrje udhëtarët presin deri në 45 minuta, ndërkaq në dalje deri në 5 minuta, raporton rtk.
Hyrja është e ngarkuar edhe në Merdarë nga 15 deri në 20 minuta, ndërkaq dalja deri në 10 minuta.