
Hykmete Bajrami kritikon Vetëvendosjen: “Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj dështimit të përsëritur të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Vetëvendosjes.
Ajo e kritikoi këtë parti për qëndrimin e pandryshuar, duke cituar një thënie të famshme të Albert Einstein: “Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme.”
Bajrami theksoi se propozimi i VV-së për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare ka dështuar për pesë seanca radhazi, duke mos arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.