Hungaria mposht Kosovën, Dardanët zhgënjyen në pjesën e dytë
Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar sonte në Budapest ndaj Hungarisë.
Dardanët u mposhtën me rezultat 2:0 derisa trajneri Franco Foda edhe në këtë ndeshje bëri disa teste duke i provuar disa lojtarë.
Gjithsesi, kjo ndeshje vuri në pah disa mangësi te Dardanët me shpresë që ai do të arrijë t’i zgjedh deri në ndeshjet e Ligës së Kombeve e që nisin në muajin shtator.