Hungaria 2:0 Kosova, notat e lojtarëve: Ky është lojtari më i vlerësuar te “Dardanët”
Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.
Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest.
Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.
Më i miri në këtë ndeshje te Kosova u vlerësua Edon Zhegrova, i cili luajti për 64 minuta.
“SofaScore” e vlerësoi Zhegrovën me notën e 7.1. Pas tij, më notën më të lartë u vlerësuan Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Florent Muslija.
Autori i golit të parë të hungarezëve, Dominik Szoboszlai, u vlerësua më së larti nga kjo ndeshje, me notën 8.0.