Hungari-Kosovë, shiten të gjitha biletat
Pas fitores ndaj Armenisë (1-0), Kombëtarja e Kosovës të martën luan miqësoren e dytë brenda muajit mars.
Dardanët do të luajnë në Budapest kundër Hungarisë.
Miqësorja mes Hungarisë dhe Kosovës pritet të luhet në një stadium të mbushur me tifozë.
Sipas mediave hungareze, tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e së martës se cila do të vjen ekskluzivisht në RTK.
Stadiumi “Puskas Arena”, ku do të zhvillohet miqësorja, ka një kapacitet prej 67 mijë e 215 ulëse, kështu që skuadra hungareze do të ketë një përkrahje të fuqishme.
Kombëtarja jonë tashmë ndodhet në Budapest, ku do të mbajë stërvitjet e rregullta.
Hungaria po kalon një formë të jashtëzakonshme në aspektin sportiv, ku nuk dinë për humbje në 15 ndeshje radhazi. Megjithatë, Dardanët do të hyn në këtë duel me synime për të bërë paraqitje sa më të mirë dhe të marrë rezultat pozitiv.
Ndeshja Hungari-Kosovë fillon në orën 19:00.