Hungarezët ua tregojnë vendin serbëve, nuk iu bashkohen thirrjeve raciste
Serbia sonte po luan me Hungarinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2024.
Si gjithmonë skandalet e tifozëve serbë nuk munguan, por këtë herë hasën në gozhdë, transmeton Ballkani.info.
Derisa tifozët e Serbisë kanë nisur brohoritjet raciste “Kosova është Serbi”, tifozët hungarezë iu janë kundërvu me vërshëllima dhe kjo ka bërë që ata të ndalën.
Mediat serbe janë shokuar nga ky gjest i tifozëve hungarezë dhe e kanë quajtur skandal, pasi kishin pritur mbështetje nga ta.