Humbja ndaj Fulham, ten Hag: Nuk e kishim skuadrën e plotë, do bëjmë më mirë në ndeshjet e tjera

Humbja ndaj Fulham, ten Hag: Nuk e kishim skuadrën e plotë, do bëjmë më mirë në ndeshjet e tjera

Manchester United u dorëzua pa kushte në sfidën e javës së 26-të në Premier League, me “Djajtë e Kuq”, të cilët u mposhtën në shtëpi 1-2 përballë Fulham.

Kjo ishte humbja e 10 sezonale, ndërsa pas sfidës, trajneri Erik Ten Hag theksoi se mungesat ndikuan në rezultat, por gjithashtu, holandezi tregoi se ka besim te skuadra e tij për të ardhmen.

“Jam vërtet i mërzitur për këtë rezultat, duhej të bënim më mirë, por ky është futbolli. Ne nuk e kishim organikën e plotë, vuajtëm shumë mungesa dhe mendoj se këto bënë diferencën. Jam shumë i bindur se kur organika të jetë e plotë ne do të jemi një skuadër shumë e fortë, pra e ardhmja është premtuese. Championsi? Ka ende javë përpara, na presin ndeshje të rëndësishme dhe duhet të fokusohemi për të bërë më mirë dhe për të marrë pikët”, tha trajneri holandez.

Manchester United pësoi humbjen e 10 sezonale në këtë pikë të sezonit, teksa kjo është hera e pestë në 11 sezonet e fundit, ndërsa fundjava e ardhshme i rezervon një ndeshje delikate, sepse do të luhet derbi i Manchester-it ndaj City-t.

Share This