Humbet nga Evertoni, Pochettino kërkon transferime tjera në janar

Humbet nga Evertoni, Pochettino kërkon transferime tjera në janar

Trajneri Mauricio Pochettino ka kërkuar nga klubi transferime të tjera gjatë afatit dimëror.

Tekniku argjentinas u deklarua i zhgënjyer pas humbjes 2:0 te Evertoni, edhe pse dominuan pjesën më të madhe të lojës.

Pas ndeshjes, Pochettino ka kërkuar përmirësime në afatin dimëror shkaku i lëndimeve të shumta.

“Duhet të flasim brenda dhe të shohim si të përmirësohemi në afatin e ardhshëm, kjo është e sigurt”.

“Jam shumë i zhgënjyer. Kjo ishte ndeshje për t’u fituar. Është problem, ne duhet ta shohim realitetin”.

“Kemi shumë lëndime. Reece James do të mungojë sërish, ai është ndër më të mirët në botë…”.

Pochettino është duke u kritikuar vazhdimisht, sidomos pas këtyre rezultateve negative me një numër të madh të tifozëve që shpresojnë të shkarkohet sa më parë, shkruan nacionale.

Ndërkohë, skuadra renditet në pozitën e 11-të në tabelë dhe duhet sa më parë të këndellet me shpresën që ta sigurojë një vend në garat evropiane, me Ligën e Kampionëve që mund të jetë sërish vetëm ëndërr.

Share This