Humbet Kosova
Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk e ka marrë rezultatin e synuar në Sllovaki.
Ndeshja e zhvilluar të enjten, e para e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025, është mbyllur me fitoren e Sllovakisë me rezultat 33:23.
Vendësit nisën shkëputjen herët në ndeshje dhe pas 30 minutave lojë kishin epërsi prej 15:9. Loja e njëjtë vazhdoi në pjesën e dytë dhe në fund dallimi ishte dhjetë gola.
Te Kosova po shpresojnë për paraqitje më të mirë të dielën në Prishtinë.
“Më vjen shumë kerq për rezultatin, por atë për të cilën jemi marrë vesh nuk e kemi realizuar. Rezultati është ky që është, mendoj që nuk e kanë këtë fuqi në krahasim me ne, por ne sonte kemi qenë nën nivel sa i përket sulmit, ani se mbrojtja ka qenë mirë”, ka thënë Selektori Bujar Qerimi.