Hugo Ekitike drejt klubit të madh anglez

Hugo Ekitike drejt klubit të madh anglez

Klubi anglez, Everton ka filluar negociatat me Paris Saint-Germain për sulmuesin Hugo Ekitike.

Ekitike i është bashkuar PSG-së në vitin 2022 nga Reims, por nuk ia ka dalur të sigurojë minutazh tek kampionët në fuqi të Francës.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano Everton është gati të transferojë sulmuesin e parisienëve.

Everton synon të marrë lojtarin në formë huazimi, por me opsionin e blerjes në fund të këtij sezoni.

Ndryshe, PSG kërkon 35 milionë euro për lojtarin, nëse Evertoni dëshiron ë blejë kartonin e plotë të Ekitike.

Share This