Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë Thaçin dhe Veseli.
Ai ka shkruar në “Facebook” se ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë.
“Sot, në Hagë vizitova Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë. Si çdoherë, me përkushtimin e tyre për liri, paqe e drejtësi, edhe sot fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.