
Hoxhaj takohet me ministrin sirian: Njohja e Kosovës mbetet prioritet i imi i pandalshëm
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është takuar të martën në Doha të Katarit me ministrin e Sirisë të Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh.
Hoxhaj ka thënë se është shumë krenar që ka mbështetur publikisht opozitën siriane në luftën e tyre kundër regjimit të Asadit.
“Njohja ndërkombëtare e vendit tonë mbetet prioritet i imi i pandalshëm, ashtu si edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme. Andaj, tani më shumë se kurrë është momenti i duhur që Siria të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.