Hoxha: Realizimi i një ëndrre, tifozët shqiptarë të mrekullueshëm

Hoxha: Realizimi i një ëndrre, tifozët shqiptarë të mrekullueshëm

Ishte një nga zbulimet e trajnerit Silvinjo dhe shumë tifozë u surprizuan me grumbullimin e tij në Euro 2024.

Por, Arbër Hoxha tregoi vlerat e tij në ato minuta që luajti në Kampionatin Europian, duke fituar zemrat e tifozëve kuqezi.

Sulmuesi deklaron se i është realizuar një ëndërr dhe falënderon tifozët për atë që kanë bërë në Gjermani.

“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, shkruan Arbër Hoxha në profilin e tij në Instagram.

Share This