Hovenieri i lumtur për vizitën e O’Brienit në Kosovë
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka mirëpritur ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, James O’Brien.
Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier ka publikuar një fotografi krah O’Brienit, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale.
“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në platformën “X”.
Aktualisht Hovenieri dhe O’Brieni janë në qeveri ku po zhvillohet takimi me Kurtin.