Hot, MVP i javës
Në fundjavë që lamë pas u zhvillua xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll apo e parafundit për vitin 2024.
Derbi u zhvillua mes Pejës dhe Trepçës, që përfundoi me fitoren minimale të pejanëve 65:64, ku më i miri te vendasit ishte ish-basketbollisti i Trepçës, Amin Hot me 13 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, duke qenë vendimtar në momentet e fundit. Ai shpallet edhe MVP i kësaj xhiro.
Bashkimi triumfoi në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës, ku te prizrenasit u dalluan Jayveous Mckinnis me 17 pikë e nëntë kërcime, si dhe Mack Smith me 18 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.
Bora shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te prishtinasit u dallua Jetmir Zeqiri me 13 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.
Vëllaznimi po ashtu shënoi fitore të rëndësishme ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim, ku te kuqezinjtë u dallua Trey Anderson me 13 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.
MVP
Amin Hot (Peja) 13 pikë, 7 kërcime, 9 asistime, 17 indeksi
Top 5
Amin Hot (Peja) 13 pikë, 7 kërcime, 9 asistime, 17 indeksi
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 17 pikë, 9 kërcime, 0 asistime, 21 indeksi
Mack Smith (Bashkimi) 18 pikë, 5 kërcime, 7 asistime, 19 indeksi
Jetmir Zeqiri (Bora) 13 pikë, 9 kërcime, 5 asistime, 22 indeksi
Trey Anderson (Vëllaznimi) 13 pikë, 7 kërcime, 1 asistim, 15 indeksi