Hong Kongu në revoltë për Messin: E duam në fushë!

Hong Kongu në revoltë për Messin: E duam në fushë!

Pas Arabisë Saudite stacioni i radhës i Inter Miami ishte Hong Kongu.

Në ishullin aziatik skuadra amerikane kishte program një duel me yjet e futbollit vendas.

Edhe pse pritej të ishte ditë feste, të pranishmit në stadium u irrituan kur kuptuan se Leo Messi nuk do të luante. Për këtë fakt mbajti qëndrim edhe qeveria e Hong Kongut, e cila ka kërkuar shpjegime për mungesën në fushë të futbollistit më të mirë të dy dekadave të fundit.

Inter Miami u përball me një skuadër “yjesh” nga Hong Kongu në turin aziatik, por argjentinasi, i zhgënjeu të gjithë. Rreth 40 mijë tifozët e pranishëm në stadium kishin paguar nga 120-600 euro biletën për të parë tetë herë fituesin e “Topit të Artë”, por trajneri i skuadrës nga Florida, Tata Martino nuk e hodhi në fushë qoftë për asnjë minutë.

Inter Miami fitoi 4-1, por për tifozët dhe qeverinë e Hong Kongut, asgjë nuk kishte kuptim pa Messin në fushë. Organizatorët e kësaj miqësoreje duhet të japin shpjegime për mosrespektim të marrëveshjes.

Share This