Historike, Ballkani thyen Dinamon e Zagrebit, 500 mijë të buta

Historike, Ballkani thyen Dinamon e Zagrebit, 500 mijë të buta

Ballkani ka arritur njërën ndër fitoret më të mëdha në historinë e tyre, shkruan GazetaGOLI.com.

Kampioni i Kosovës, sonte e ka mposhtur Dinamon e Zagrebit, me rezultat 2-0, të enjten në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Në pranin e rreth 10 mijë tifozëve, të besuarit e Ilir Dajës bën një superparaqitje në duel me gjigantin kroat, duke arkëtuar pikët e plota në këtë supërsfidë.

Almir Kryeziu (44’), ndezi stadiumin “Fadil Vokrri”, duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Lojë tejet interesante është luajtur edhe në pjesën e dytë. Hamidi (83’), i dha goditjen e fundit Dinamos duke dyfishuar avantazhin e skuadrës sonë në 2-0.

Ballkani përfundimisht mposht 24-të herë kampionin e Kroacisë dhe arkëton hiq më pak se 500 mijë euro nga kjo ndeshje.

Ballkani është e dyta në Grupin C me tri pikë, tri me pak se lideri Viktoria Plzen. /GazetaGOLI.com/

Share This