Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Është bërë tërheqja e shortit për subjektet politike për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Sipas shortit të tërhequr Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë më numrin 118 në fletëvotime. Partia Demokratike do të ketë numrin 131, Lidhja Demokratike sipas shortit në zgjedhje do të garojë me numrin 124, AAK-Nisma bashkë me anëtarët tjerë të koalicionit në garë do ta ketë numrin 137. Numri 112 do ta ketë Lista Serbe e cila nuk mori pjesë fare në tërheqjen e shortit, por atë ë bënë zyrtarë të KQZ sipas rregullave të përcaktuara. Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa partia Fjala do ta këtë numrin 138, raporton rtk.