
Hidhet shorti i gjysmëfinales së Copa del Rey, evitohet “El Clasico”
Është hedhur sot shorti i gjysmëfinales së Copa del Rey.
Fatmirësisht, është shmangur një përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit në këtë fazë.
Gjiganti katalunas do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa rivali i tyre, Real Madrid do të ketë punë me Real Sociedadin.
Këto çifte u nxorën sot në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit.
Fituesi rekord i kësaj gare, Barcelona (31) e ka fituar Copa del Rey për herë të fundit në vitin 2021, ndërsa “Los Colchoneros” e fituan për herë të fundit këtë turne prestigjioz në vitin 2013, kur e kishin mposhtur Real Madridin në finale.
Kurse, Real Madridi i Carlo Ancelottit e kishte fituar Copa del Rey në vitin 2023 duke e mposhtur Osasunën në finale.
Ndërkaq, Sociedadi e ka fituar këtë trofe për herë fundit në vitin 2020 pasi e kishte mundur rivalin Athletic Bilbao në finale.