Hezbollahu dhe IDF nisin sulme të rënda përgjatë kufirit izraelito-libanez
Milicia e Hezbollahut raportoi sot fillimin e një sulmi në një kompleks industrial dhe një bazë ushtarake izraelite pranë qytetit port, Haifa në Izraelin verior, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte nisur sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor.
Hezbollahu e përshkroi sulmin e tij si një hakmarrje për “masakrën brutale” të Izraelit javën e kaluar, në të cilën shpërthimet e koordinuara që përfshinin pajisje elektronike në të gjithë Libanin shkaktuan vdekje dhe lëndime.
Milicia e mbështetur nga Irani tha gjithashtu se kishte sulmuar bazën ajrore Ramat David të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pranë Haifas në përgjigje të “agresionit të përsëritur izraelit në rajone të ndryshme në Liban”.
Ai nuk përmendi emrin e Ibrahim Aqil, komandantit të lartë të Hezbollahut të vrarë në një sulm izraelit në një periferi të Bejrutit të premten.
“Numri i të vdekurve nga sulmi izraelit i së premtes në periferitë jugore të Bejrutit, një vatër e lëvizjes Hezbollah, u rrit në 45”, tha sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Ndërkohë, IDF raportoi se Hezbollahu kishte nisur rreth 115 sulme ndaj objektivave civilë në Izraelin verior.
“IDF ishte në gatishmëri të lartë në rajon për të shmangur sulmet dhe për të “intensifikuar” sulmet ndaj Hezbollahut”, tha ushtria.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan gjithashtu në jugperëndim të Nazaretit, i cili shtrihet në brendësi nga Haifas.
Autoritetet libaneze i përshkruan sulmet ajrore izraelite si më të rëndat që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar.
“Rreth 70 objektiva ishin sulmuar brenda 20 minutave”, tha IDF. /ATSH/