Herrera: Ne mund ta ndalim Barcelonën
Futbollisti i Athletic Bilbao-s, Ander Herrera, beson se do të jetë titullar në ndeshjen kundër Barcelonës.
Katalonasit dhe baskët do të sprovojnë forcat këtë fundjavë në njërën ndër ndeshjet kryesor të La Ligës.
Herrera në tri ndeshjet e fundit ka qenë titullar për Athletic.
“Unë dua të luaj dhe të jem titullar çdo ndeshje, por në një ekip si yni nuk është e lehtë ta bësh gjithmonë këtë”, ka thënë Herrera.
“Jam i kënaqur që jam opsion për lojë, sidomos pas sezonit të kaluar, në të cilin nuk kam mundur të luajë çdo ndeshje”, ka theksuar ai.
Herrera është i bindur se skuadra e tij, mund ta ndal Barcelonën.
“Unë mendoj se ne kemi armë të ndryshme për t’i lënduar ata, por, padyshim, ne duhet të shkojmë në Barcelonë me shumë respekt dhe kujdes, sepse për momentin ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë”, ka përfunduar Herrera.