Herolind Shala, zyrtarisht te Partizani

Herolind Shala, zyrtarisht te Partizani

Herolind Shala është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Partizanit.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit  2025-2026, me të drejtë nga ana e klubit për të rinovuar dhe për një vit tjetër. Ai ka luajtur më parë dhe në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi, tek të kuqtë vjen si lojtar i lirë.

Njoftimi i klubit:

𝐇𝐄𝐑𝐎𝐋𝐈𝐍𝐃 𝐒𝐇𝐀𝐋𝐀 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐓

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar  në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi.

Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start.

Share This